
Fizioterapisti Ervin Kapaj i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për pozicionet e gabuara të gjumit të cilat na shkaktojnë dhe dhimbjet e trupit duke na bërë që të flemë dhe zgjohemi të lodhur.
Ai tha se fjetja barkas është një nga pozicionet më të gabuara pasi dëmton jo vetëm shtyllën kurrizore dhe streson muskujt e qafës, por dhe fle duke rënduar peshën e trupit mbi organet e brendshme.
Sipas tij pozicionet më të duhura për gjumë të rehatshëm janë nga krahu i majtë dhe i djathtë.
Duhet të mendojmë se 1/3 e jetës e kalojmë në gjumë dhe duhet ti japim rëndësi mënyrës se si flemë. Flemë të lodhur dhe zgjohemi të lodhur. Vemi në krevat dhe gjejmë atë pozicionin që mendojmë se është më e mira, por fjetja përmbys është më e gabuara.
Flemë mbi organet e brendshme dhe qafa fle e stresuar nga mënyra e pozicionit, prandaj kur zgjohemi dhe jemi të lodhur duhet ti korrigjojmë këto gabime.
Ne duhet të flemë në kurriz, duhet të shohim dhe atë dyshekun që të mos jetë as shumë i butë dhe as shumë i fortë. Jastëku duhet për të ruajtur harqet fiziologjike, duhet përshtatur me pjesën e shpatullës.
Kemi dhe pozicione të tjera djathtas ose majtas. Ana e majtë konsiderohet më e mirë për të fjetur. Pozicioni i gjumit ka të bëjë dhe me energjitë që ka trupi dhe koka, koka nga lindja dhe këmbët nga jugu.
Ne jemi mësuar më pozicionet e gabuara por nëse e bëjmë rutinë për 2-3 javë do shohim se do kemi një gjumë më cilësor sepse problemet do të na shfaqen më vonë.



