Si përhapet Covid-19/ Një dasmë bëhet shkak për vdekjen e 7 personave që nuk morën pjesë në të

Si përhapet Covid-19/ Një dasmë bëhet shkak për vdekjen e 7 personave që nuk morën pjesë në të

Një dasmë  në Maine është bërë shkak për 176 raste Covid-19 dhe vdekjen e shtatë të tjerëve që nuk ishin fare të pranishëm. Rasti në fjalë dëshmon se sa lehtë dhe shpejt mund të përhapet virusi në grumbullime të tilla, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Ndërsa zyrtarët vazhdojnë të nxisin masat parandaluese, si mbajtja e maskave dhe praktikimi i distancës sociale për të mbajtur të ulëta nivelet e infektimit, ata kanë bërë shpesh thirrje për shmangien e grumbullimeve të mëdha.

Dasma në fjalë në Millinocket më 7 gusht kishte rreth 65 të ftuar.

Ajo u bë shkak për infeksione të transmetuara në një azil dhe në burg, të dyja më shumë se 100 milje larg vendit të dasmës dhe te njerëz që kishin vetëm kontakt dytësor ose terciar me një të pranishëm.

Në azilin e Maplecrest u regjistruan 39 raste të lidhura me dasmën dhe gjashtë nga shtatë vdekjet e regjistruara deri më tani.

"Virusi favorizohet nga grumbullimet", shtoi Shah. "Nuk bën dallimin midis ngjarjeve të lumtura si një festë martese, ose fatkeqësive si ceremonitë mortore", thonë ekspertët e shëndetit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy