"Ferri" që mund të çlirojë Antarktida nëse nuk e parandalojmë

"Ferri" që mund të çlirojë Antarktida nëse nuk e parandalojmë

Ka një vend në planetin tonë, ku është aq ftohtë saqë njerëzit mund të marrin vetëm disa herë frymë para se mushkëritë e tyre të rrjedhin gjak. Ky vend gjendet në kupolën e shtresës akullnajore të Antarktikut Lindor, ku, gjatë natës së gjatë polare, satelitët kanë regjistruar temperatura deri në -98 gradë Celcius.

Antarktida është kontinent i ashpër. Erërat që zbresin nga 4 000 m lartësi drejt bregdetit kanë zakonisht forcën e uraganit.

Pastaj Antarktida ka akullin, një shtresë aq e trashë saqë mbulon një varg të tërë malesh. Në një pikë - pellgu i Astrolabit - është 4,776m nga lart poshtë.

Në çdo aspekt, Antarktida nuk është një vend i natyrshëm për njerëzit. Është aq e largët dhe e izoluar, saqë është zbuluar vetëm 200 vjet më parë.

E megjithatë shkencëtarët po punojnë tani në jug të planetit, duke sfiduar kushtet që vështirësojnë studimet. Por Antarktida mund të çlirojë ferrin ndërsa planeti nxehet.

Antarktida ka rreth 70% të totalit global të ujit që mund të rrisë nivelin e detit.

Në fillim të shekullit të kaluar, niveli i ujit rritej me pak më shumë se 1 mm në vit. Tani norma është 3 mm - dhe po përshpejtohet.

Nuk duket shumë, nëse nuk jeton në një ishull si Maldivet apo Kiribati, që kanë filluar të zhyten dalëngadalë.

Shkencëtarët nuk e përjashtojnë një rritje prej 2 metër deri në fund të shekullit. Pranvera mund ta rritë nivelin edhe më shumë.

Nju Jorku, Miami, Kalkuta, Lagos dhe qytete të tjera të mëdha mund të përmbyteshin. Një miliard njerëz mund të detyrohen të zhvendosen.

Dhe nuk do të ndalet me kaq. Niveli i detit do të vijojë të rritet me një ritëm edhe më të shpejtë, në shekullin XXII - fillimi i të cilit përkon me pleqërinë e fëmijëve që lindin sot.

Për të kuptuar kërcënimin që përbën shkrirja e Antarktidës, fillimisht duhet të kuptoni topografinë. Duke hequr shtresën akullnajore, pjesë të mëdha të Antarktidës në të vërtetë shtrihen deri në 2 500 m nën nivelin e detit. Vetëm një buzë e lartë toke përgjatë bregdetit e pengon përmbytjen.

Por ndërsa nivelet e detit rriten, një përrua uji mund të rrëshqasë nën akull dhe të fillojë ta shkrijë atë nga poshtë.

2.2 milionë kilometrat kub të shtresës akullnajore të Antarktikut Perëndimor janë specifikisht vulnerabël.

Nëse shkrihet, kjo mund t’i shtojë nivelit të deteve në rang global, të paktën 3 metër.

Në anën lindore të Antarktidës, pllaka e akullit është gjithashtu në rrezik - dhe mund të shtojë një tjetër 4 metërsh në nivelin e detit.

Pra, është 9 metër në total: të mjaftueshme për të ndryshuar vijat bregdetare në të gjithë botën.

Ko ka ndodhur në të shkuarën.

Tre milion vjet më parë, nivelet e dioksidit të karbonit ishin pak a shumë të njëjta me ato sot.

Temperaturat ishin një gradë ose dy më të larta. Por nivelet e detit ishin nga 20 deri në 25m më të larta.

Janë shifra të larta, por janë gjithashtu të rëndësishme sepse mund të na tregojnë cila do të jetë bota në të cilën do të jetojmë.

Shkencëtarët në një studim në revistën “Nature” paralajmëruan kohët e fundit se ne jemi në mënyrë të rrezikshme pranë pikës nga e cila nuk ka kthim mbrapa. Temperaturat pritet të rriten më shumë se 1.5C deri në vitin 2030, duke u siguruar kështu pasardhësve tanë një të ardhme me shumë ujë.

Paralajmërimi i shkencëtarëve është serioz. Ata thonë se shkrirja e akullit në Groenlandë dhe veçanërisht në Antarktidë është "një kërcënim ekzistencial për civilizimin".

Nëse kjo do të ndodhë në shekuj ose mijëvjeçarë, kjo mund të varet nga suksesi ynë në uljen e shpejtë të emetimeve të gazrave serë përgjatë dekadave të ardhshme.

Deri atëherë, jeta e egër që ne e lidhim me Antarktidën ka të ngjarë të jetë zhdukur me kohë.

Dy lloje pinguinësh varen plotësisht nga habitati i ngrirë.

Perandori, i cili mund të peshojë 40 kg (pinguinët më të mëdhenj), mund të zhduket deri në vitin 2100.

Meshkujt e kësaj specieje e kalojnë dimrin e Antarktikut në platformën e akullit të detit që rrethon kontinentin.

Por tashmë koloni të tëra pinguinësh po vuajnë prej vitesh për riprodhimin, pasi akulli thyhet përpara se pasardhësit e tyre të rriten.

Ndërsa vitet kalojnë, atyre mund t’u mbarojë akulli që u duhet për të jetuar.

Një histori e ngjashme është ajo e pinguinëve Adelie.

Tashmë popullata e tyre në gadishullin e Antarktikut është zvogëluar.

Ndërsa klima ngrohet, foletë e tyre përmbyten dhe vezët humbasin. Në disa raste, kolonitë që dikur ishin me mijëra, janë reduktuar në qindra.

Vendet ku ngrihen foletë po zihen tani nga pinguinët Gentoo që ndjekin klimën e ngrohtë. Ata përshtaten më shpejt dhe prodhojnë vezë për së dyti nëse të parat dështojnë. Dhe kjo specie po ia del më së miri, duke u bërë fituese në historinë e ndryshimit të klimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy