Mosfunksionimi i rrjeteve sociale, Entela Sula: Pati ndikim dhe në bursë (VIDEO)

Mosfunksionimi i rrjeteve sociale, Entela Sula: Pati ndikim dhe në bursë (VIDEO)

Ish gazetarja dhe analistja e financave e pozicionuar në Boston, Entela Sula tha në një intervistë për MCN foli mbi shkëputjen prej 6 orësh të FaceBook dhe platformave të tij.

Sula u shpreh se shkëputja e Facebook kishte një impakt të madh dhe në bursë, pasi që prej orës së parë të shkëputjes njësia e aksioneve arriti në 150 dollarë.

“3.5 miliardë në botë pësuan shkëputje nga FB dhe platformat e tij dhe kjo shkaktoi kaos mes përdoruesve. Impakt të madh pati dhe komuniteti shqiptar në Amerikë pasi qëndrojnë në komunikim me familjarët e tyre përmes këtyre rrjeteve sociale.

Teoritë e konspiracionit kanë qenë të jashtëzakonshme.

Prej ditësh FB është në gjendje ankthi pasi një ish-funksionare ka publikuar një raport që tregonte dëmet e FB tek të miturit dhe kjo ka vënë në lëvizje politikën amerikane.

Shkëputja dje pati një ndikim dhe në bursë, shikoje lehtë se çmimi fillestar për njësi ishin diku në 150 dollarë për njësi. Gjithë ky bllokim prej 6 orësh ka qenë më i madhi i kësaj kompanie.”, u shpreh Sula.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy