Londër, 1 në 50 shqiptarë në burg. The Telegraph: Kryesojnë listën e kriminalitetit

Londër, 1 në 50 shqiptarë në burg. The Telegraph: Kryesojnë listën e kriminalitetit

Një në 50 emigrantë shqiptarë në Londër, ndodhet në burg.

Këtë zbulon analiza e fundit e The Telegraph, ku del në pah se shqiptarët kryesojnë listën e shtetasve të huaj që ndodhen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga një popullsi prej afro 53,000 shqiptarësh që jetojnë në Mbretëri pa shtetësi britanike, mbi 1,200 prej tyre janë në burg, çka përbën një përqindje të lartë prej rreth 2%, duke u renditur të parët në tabelën e kriminalitetit sipas kombësisë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se pas shqiptarëve në këtë listë renditen kosovarët, vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreanët, irakianët dhe somalezët.

Në kontrast, shtetasit gjermanë, italianë dhe indianë janë ndër më pak të burgosurit.

Në total, të huajt janë 27% më shumë të prirur të burgosen krahasuar me qytetarët britanikë, me një normë prej 18.2 të burgosur për 10,000 të huaj, krahasuar me 14 për çdo 10,000 britanikë.

Shqetësimet për transparencë në lidhje me kriminalitetin e emigrantëve janë rritur, me disa deputetë të Partisë Konservatore që kërkojnë publikimin e të dhënave të të burgosurve siç ndodh në vende si Danimarka apo disa shtete të SHBA-së.

Politikanë si Robert Jenrick dhe Neil O’Brien sugjerojnë që këto të dhëna do të ndihmonin në përmirësimin e politikave të vizave dhe deportimit për kombësitë që shfaqin nivele të larta kriminaliteti, megjithatë ende kjo nismë nuk ka marrë dritën jeshile.

Një vit më parë, qeveria në Londër firmosi një marrëveshje me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, për kthimin e të burgosurve shqiptarë në atdhe ku edhe do të vuajnë dënimin.

Deri më tani është arritur dakordësia për kthimin e 200 prej tyre, izolimin e të cilëve në një godinë të re, e paguan qeveria britanike, e cila po ashtu trajnon edhe ekipin e sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy