Topi për Ramën: Fluturon lart, të ‘ulë’ avionin. Në rast turbulencash, do të ketë kosto të mëdha për shoqërinë

Topi për Ramën: Fluturon lart, të ‘ulë’ avionin. Në rast turbulencash, do të ketë kosto të mëdha për shoqërinë

Në analizën e tij për liderët politik, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar, në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, u ndal te kryeministri Edi Rama.

Drupal Ad

Përmes metaforës, ai u shpreh se Rama është në fluturim me avionin e tij, por i sugjeroi të ulë atë se në raste turbulencash priten parashikime të problemeve madhore për qeverisjen dhe shoqërinë.

Mandati i katërt i Edi Ramës, është i panevojshëm, i paimagjinueshëm, dhe kjo nuk përbën më asnjëlloj surprize.

Ai ka 12 vjet që qëndron në një kuotë të lartë të fluturimit dhe ‘drejton’ avionin. Nga eksperienca politike dhe informacionet që marrim për botën, ky njeri duhet të dijë të fillojë të bëj uljen normale e avionit, sepse ulja në situatë turbulence do të krijojë probleme shumë të mëdha për të, për qeverisjen e tij dhe për një shoqëri që po kalon traumat në mënyrë ciklike, traumë pas traume dhe patjetër që nuk e di se çfarë mendon ai, por në interes të opinionit të shëndoshë në një shoqëri e cila ka humbur aftësinë jo më për të reaguar, por edhe për të perceptuar.

 Ky kaos ka qenë i injektuar në mënyrë të qëllimshme, që njerëzit të jenë të shkëputur nga problemet e ditës dhe në fund të fare të orientimit të skemave të rrëmbimit të zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy