Në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri Rama e cilësoi zell të tepruar kërkesën e Prokurorisë për ish-ministrin Saimir Tahiri.
“Ku u gjet ky zell i panjohur i një Prokurorie të Krimeve të Rënda që nuk ka lëvizur asnjë gisht qëkur ka lindur. As për fakte e prova që dihen e shihen ashiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë. Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për t’i prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall .. ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë. Kështu i luftojnë kriminelët, me etj.. e pastaj i zgjidhim rrugës a ishte ti apo ishte tjetër. Ça jemi ne, faturistët e arrestit për deputetë apo na dijnë ekspertë kontabël? Apo ne na erdhi në shteg Saje qorri.. rrëzojmë qeverinë e krimit?”, tha Rama.



