
Ndeshja mes Egnatias dhe Ararat është kthyer në dramë në "Elbasan Arena". Pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, skuadrat iu drejtuan shtesave, aty ku rrogozhinasit gjetën golin e avantazhin me Dwamena në minutën e 108-të. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi vetëm dy minuta më vonë, armenët barazuan 3-3 me Yenne në minutën e 110-të. Araart nuk i ndali sulmet dhe në minutën e 114-të gjetën edhe golin tjetër për 3-4.



