
Gazetari Neritan Sejamni thotë se s’ka asnjë pikë dyshimi që shkolla “Mehmet Akif” është mbyllur me urdhër të Ramës me kërkesë të Erdoganit, duke ngritur pyetjen se pse presidenti turk ka kaq shumë pushtet mbi kryeministrin.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, Sejamni tha se mbyllja e shkollës nuk ka ndodhur për interes publik dhe se marrëdhëniet mes Ramës dhe Erdoganit kanë qenë personale dhe jo transparente.
“Mehmet Akif” është mbyllur me urdhër të Ramës s’ka dyshim, është mbyllur me kërkesë të Erdoganit s’ka pikë dyshimi. Pse e ka bërë Rama? Pse ka kaq pushtet Erdogani mbi Ramën? Çfarë shteti kemi ne kur jep një urdhër kryeministri dhe shkelet çdo lloj ligji për të bërë një akt që është i ndjeshëm në publik. Mund të spekuojmë, mund të flasim për lidhje personale, mund të flasim për pastrimin e para etj. Kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur për interes publik. Lidhja mes Ramës dhe Erdoganit është lidhje personale që i shërben interesit të Ramës. Dimë që marrëdhëniet e tyre kanë qenë jo transparente. Me Erdoganin nuk ka pasur protokoll shtetëror. Interesat, urdhrat komunikohen në mënyrë private. Çarë shteti jemi ne kur kryeministri mbyll një shkollë për arsye politike dhe nuk ka asnjë rezistencë. E dinë institucionet që është bërë për arsye politike. Është skandaloze që personat që duhet të flasin janë të heshtur dhe pranojnë dhe këtë lloj dhunimi të drejtave.



