Fitoi Miss Universe Albania, Françeska Rustem: E ëndërroja prej vitesh, përfaqësimi në Meksikë gjë shumë e madhe

Fitoi Miss Universe Albania, Françeska Rustem: E ëndërroja prej vitesh, përfaqësimi në Meksikë gjë shumë e madhe

Fituesja e Miss Universe Albania 2024, Françeska Rustem, 19-vjeçarja nga Durrësi e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës në Shqipëri ndau në emisionin “Zgjohu me MCN” emocionet e kurorëzimit gjatë spektaklit më të madh të bukurisë të transmetuar ekskluzivisht në MCN TV.

Françeska rrëfeu se me secilën vajzë nëse do ishte në dyshe, do e kishte të vështirë.

Drupal Ad

Është një gjë që ka shumë vite që e ëndërroj dhe ka vite që punoj. Kësaj radhe thashë o këtë vit o kurrë, le të dalë si të dalë. Kur kanë thirrur emrin tim nuk i kam mbajtur lotët.

Përfaqësimi i Shqipërisë në Miss Universe 2024 në Meksikë është një gjë shumë e madhe, po aq e madhe sa kurora, me zi e kam pritur që ta përjetoj këtë rrugëtim.

Shpresoj që të bëj më të mirën time. Unë kam që 14 vjet që kam dalë në skenë dhe përsëri dridhesha.

Nuk e besoj se ka pasur xhelozi, por më qetësonin. Mendoj që kam fituar shoqe të vërteta, edhe me shoqëruesen e dytë kam pasur miqësi shumë të fortë dhe në skenë kur ajo mori një çmim, doja të bërtisja, por isha në skenë.

Në punën time, mami është menaxherja ime dhe shpirti i kundërshtimit dhe më thotë që nuk ka problem edhe nëse nuk fiton.

Kur mbaroi konkursi më tha shumë mirë ke dalë, nuk kam asnjë kritikë. Në një moment e kanë kapur kamerat me babin, ishin duke u përqafuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy