Rama për raportin e KE: Për të gjithë ata që i bien fyellit në një vrimë, ju them se Shqipëria ka bërë progres (VIDEO)

Rama për raportin e KE: Për të gjithë ata që i bien fyellit në një vrimë, ju them se Shqipëria ka bërë progres (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me raportin e Komisionit Europian për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Ramës, raporti i KE është më i besueshmi nga ndërkombëtarët.

Rama tha se ndryshe nga sa u përpoq ta shiste opozita, reforma në drejtësi nuk është vlerësuar si “dështim” në raport. Sa për këta të fundit, ai vijoi se pavarësisht arritjeve, vijojnë t`i bien fyellit në një vrimë.

“Raporti i komisionit, që është më i besueshëmi i ndërkombëtarëve, në raport me çdo detaj të problematikave të një vendi në rrugën e anëtarësimit në BE hedh poshtë çdo pretendim dhe përpjekje për ta tregur reformën në drejtësi si dështim, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si një dështim dhe në vijimësi në çdo aspekt raporti jep një pasqyrë besnike të arritjeve dhe problemeve. Jemi të vetëdijshëm për problemet dhe krenarë për arritjet. Të gjithë ata që i ben fyellit në atë vrimën e vetme për të bërë të njetjën muzikë duke përsëritur të njetat broçkulla, për të krijuar një perceptim të imponuar ndryshe tek shqiptarët, sot, mund tju thuhet me plot gojën se në atë pasqyrë Shqipëria mund të shohë çfarë ka bërë dhe cfarë do bëjë”,- vijoi ai.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel opozitës joparlamentare që të mos ktheje në peng të axhendës politike një proces të rëndësishëm për gjithë Shqipërinë që nuk ka lidhje me një palë politike, që të bashkojnë zërin për marrë dritën jeshile edhe nga Këshilli i Evropës për çeljen e negociatave.

"Mes rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave, dhe vendimit politik të KiE, ka një hapësire kohore dhe subjektivizmi politik ku Shqipërisë i takon të bëjë të vetën, dhe partive u takon të jenë bashkë në një zë. Mjafton të shohësh reagimet e opozitës rrugore në raport me raportin e progresit për të kuptuar se jo vetëm që nuk ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithë ne që jemi këtu pavarësisht dallimeve dhe kundërshtimeve që kemi këtu, dhe me gjithë shqiptarët që mbi 90% e tyre duan BE-në, është e qartë që ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe alibi negative të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Evropës, aq më pak çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë", tha Rama. 

Diskutime për rekomandimin e KE/ Balla: Hapja e negociatave gjatë këtij viti, Hajdari: Retorikë politike(FOTO)

Kuvendi i Shqipërisë i ka fokusuar diskutimet e sotme tek rekomandimi pozitiv dhe pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari vlerësoi këtë raport por kërkoi që të ngrihen urat e dialogut politik, e bashkëpunimit me grupet e interesit. Siç ajo u shpreh, të zbatohet ligji në Kuvend edhe nga vetë deputetët, pasi tashmë nuk ka më kohë për gabime, kur vendi ynë është në pritje të hapjes, ose jo, të negociatave nga Këshilli i Evropës. Kritikat e Hajdarit u fokusuan edhe tek kryeministri Edi Rama i cili nuk ishte në seancë në nisje të saj, duke thënë se kreu i qeverisë duhej të fliste para shqiptarëve për atë se çfarë përmban raport progresi.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e quajti rekomandimin e djeshëm të KE-së një lajm të gëzueshëm dhe meritë në radhë të parë të vetë shqiptarëve. Ai veçoi reformën në drejtësi si një nga proceset më historike që sipas tij mori vlerësimin e Komisionit. “Sot është një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët, pasi meritat kryesore i takojnë atyre. 94% e shqiptarëve e mbështesin rrugën europiane. Kjo mbështetje është pikënisja ku mbështetet puna e qeverisë sonë për të ndërmarrë reformat. KE rikonfirmoi rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Dua të jem i sinqertë se për ne, për shumicën, ky vendim nuk ishte asgjë tjetër i punës sonë të sigurtë për aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane është një fakt që ky proces është edhe politik. Është fakt se vendimi i cili ishte rekomanduar që vitin e kaluar u shty akoma më tej për arsye politike. Shqipëria mund të influencojë por nuk mund të jetë vendim marrëse. Progres raporti i bazuar në fakte, ndonëse nuk i hapi negociatat vitin e kaluar, qeveria jonë vijoi punën. Progres raporti i publikuar dje, është raporti më i mirë që ka marrë vendi ynë. Shqipëria do i hapë negociatat brenda vitit 2019. Viti 2019 do mbahet mend për hapjen e bisedimeve dhe përpjekjet e opozitës për të minuar rrugën europiane. Progres raporti është objektiv, me shifra dhe jo me retorikë rruge. Raport inkurajon çdo institucion të vijojë përpjekjet. Arsyeja për se kundërshtarët e saj janë bërë bashkë është kundërshtia e kësaj reforme”, tha Balla.

Në replikë të kryetarit të grupit të PS, Balla, Hajdari është ndalur të flasë sërish për integrimin e vendit në BE dhe se çfarë rëndësie ka ai për shqiptarët. Nga foltorja, Hajdari akuzoi liderët politik nga Berisha, te Rama dhe Basha sipas së cilës nuk ua kanë bërë të qartë se çfarë do të thotë ky proces për vendin, por merren me punët e tyre personale politike.

"Unë e kuptoj retorikën tuaj politike, por nuk dua të hyjë në atë mesele. Mungon Rama, qoftë duke na thënë diçka sa i përket këtij raporti. Kam ardhur të them këtu disa të vërteta. Sot kemi vetëm një njeri se është i "i vetmi më i miri i të mirëve", po përpiqet të bind se vetëm ky po punon. Një njeri që varfëron të varfërit. Qeveria e tij është në një regres, integrimi nuk vjen nga të paintegruarit. Asnjë nga liderët tonë nuk e bindi dot BE që do jenë ato që do bëjnë integrimin. BE ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm për BP, por pranojë se BE na ka ndihmuar shumë, por ndihma më e vërtetë duhet të vijë nga ne. Ne nuk dimë se ç'do të thotë integrimi për Shqipëri, ku thonë se rroga është më e larta se në Gjermani, kur shpërndanë karta si letra nderi si njëherë e një kohë, kur nuk bëjnë asnjë ditë punë, por vetëm letra dashuri, apo ata që protestojnë në një ditë pushimi ku ai është vetë pushim. Shqipëria është bërë me një "gjoja". Ka ardhur koha që të mos bëjmë më gjoja. Ka ardhur koha e një gjenerate që arsimohet ndryshe. Është detyra jonë patriotike për të marrë vendimin pozitiv të BE, duhet të fitojmë", tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy