Dyshohet se ish-spiuni rus u helmua nga buqeta me lule (VIDEO)

Dyshohet se ish-spiuni rus u helmua nga buqeta me lule (VIDEO)

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave ndaj sulmit kimik kundër ish-agjentit rus dhe vajzës së tij. Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në Salisbury, të dielën më 4 mars.

Policia britanikë po realizojnë një hetim madhor ku deri më tani janë marrë mbi 200 dëshmi nga dëshmitarë të identifikuar, ndërsa mbi 250 policë kundër terrorizmit janë përfshirë në këtë hetim.

Por ditët e fundit fokusin kryesor të hetimit mjeko-ligjor e ka marrë një buqetë me lule natyrale që ish-spiuni rus e ka dërguar në varrin e bashkëshortes së tij Liudmila, sipas një burimi të afërt me hetimin.

66 vjeçari dhe vajza e tij 33 vjeç, vizituan varrezat vetëm disa orë përpara se të gjendeshin të helmuar të dielën e kaluar.

Besohet se lulet mund të kenë qenë të kontaminuara me agjentin e "rrallë" nervor- për të cilin ende nuk është konfirmuar saktësisht përbërja e tij, ndërsa ka lënë babain dhe të bijën në gjendje të rëndë, në një spital në Londër.

Një burim i afërt me hetimet tha për Daily Mail se po ndiqet një linjë e re e jashtëzakonshme e hetimit ku dyshohet se buqeta mund të ketë qenë e mbushur me helm.

Ndërkaq buqeta me lule tashmë po shqyrtohet nga ekspertë kimikë. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy