Juglindja 5 ditë e izoluar/ Muzhaqi: Është cënuar siguria e njerëzve, po bëhen rrugë me kosto të lartë dhe cilësi të dobët (VIDEO)

Juglindja 5 ditë e izoluar/ Muzhaqi: Është cënuar siguria e njerëzve, po bëhen rrugë me kosto të lartë dhe cilësi të dobët (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, në një lidhje me MCN Live ka komentuar situatën e krijuar pas shembjes së aksit rrugor në segmentin Librazhd–Përrenjas, ku prej 5 ditësh është izoluar juglindja e vendit.

 

Muzhaqi u shpreh se kjo situatë ka cënuar sigurinë e qytetarëve në shumë aspekte, duke theksuar se problemet me infrastrukturën lidhen me punime me kosto të larta, por me cilësi të dobët.

 

Është cënuar siguria e njerëzve në një masë shumë të madhe. Sigurinë mund ta lidhësh me çdo aspekt: të sëmurët që nuk shkojnë dot në spital, fëmijët që nuk shkojnë në shkolla, apo kushdo që detyrohet të bëjë një rrugë më të gjatë dhe të lodhshme. 

 

Kjo cënon sigurinë. Problemi që kemi në këtë vend është se na cënohet të gjithëve siguria emocionale. Kemi rrëshqitur në një shoqëri totalitare, ku nuk është vetëm fshehja e të vërtetës, por paaftësimi i masave për ta kuptuar atë.

 

I pyetur për hetimet e nisura, ai theksoi se cilësia e dobët e punimeve ka qenë e dukshme prej kohësh.

 

Po bëhen rrugë me kosto të larta, por me cilësi të dobët. Që para dy vitesh, kur nisën punimet për Korridori VIII, është denoncuar fakti se në shtratin e lumit Shkumbin po punohej pa kriter, merreshin inerte dhe kontrollet nuk ishin sipas normave ligjore. Të gjitha elementet e cilësisë së dobët kanë qenë të dukshme dhe sot po i vuajmë pasojat.

 

Muzhaqi solli si shembull edhe aksin Tiranë–Elbasan, i cili sipas tij u zgjat për vite me radhë, mori fonde shtesë dhe sërish paraqiti probleme.

 

Harxhohen gjithë ato para dhe ne prapë vuajmë, duke na u shembur rrugët sepse nuk janë bërë punimet e duhura.

 

Sa i përket situatës aktuale në aksin Librazhd–Përrenjas, eksperti e cilësoi atë si kaotike, duke theksuar se dëmtimet janë masive dhe jo thjesht një problem teknik i izoluar.

 

Nuk është vetëm fakti që u shemb një këmbë ure dhe mund ta riparojmë shpejt. Është dëmtuar e gjithë zona: shtrati i lumit, shpatet malore dhe infrastruktura në tërësi. Bëhet fjalë për një prishje në masë të madhe dhe situata gjeologjike nuk lë shumë hapësirë për një zgjidhje të shpejtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy