Ambasada Amerikane përshëndet vendimin për Shullazin: Kush e ka radhën tani? (VIDEO)

Ambasada Amerikane përshëndet vendimin për Shullazin: Kush e ka radhën tani? (VIDEO)

Ambasada Amerikane ka përshëndetur vendimin e djeshëm të gjykatës për dënimin e Emiljano Shullazit. Në një njoftim për mediat, Ambasada Amerikane e cilëson vendimin një hap përpara për shqiptarët që meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi gjyqësor dhe inkurajon gjykimin e rasteve të ngjashme.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. 

Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. 

Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. 

Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”, thuhet në reagim.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha një ditë më parë dënimin me 55 vjet burg në total për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Vetë Shullazi u dënua me 14 vite burg për disa vepra penale si krijim i grupit të strukturuar kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy