
Emisioni “Xhadat” ka denoncuar rastin e mungesës së kontrastit në spitalin Rajonal Memorial të Fierit. Pacientja, një 40-vjeçare që kishte planifikuar bërjen e rezonancës më datë 3 tetor, deklaron se spitali i ka kërkuar që kontrastin ta siguroj vetë, ndonëse ky fundit është vetëm për përdorim spitalor.
Shqetësimi im është se nuk kam mundësi të blej kontrastin. Kam ardhur këtu kam bërë konsultë dhe me kanë planifikuar rezonancë magnetike me kontrast, po ilaçin më thanë se duhet ta blesh vetë.
Jam interesuar në çdo farmaci në Lushnjë, edhe nëpër spitale nuk lejohet që ta marr në farmaci sepse vetëm spitalet e përdorin atë.
Unë kam ngelur pa medikamente për arsye se rezonanca është vonuar domethënë nga 14 qershori deri tani. Për të planifikuar këtë rezonancë më është dashur tre muaj e ca.
“Xhadat” futen në spital së bashku me denocuesen për t’u interesuar nëse kontrasti ka ardhur, por punonjësit përpiqen ta mbulojnë mungesën. Ata pranojnë që zonjës i është kërkuar ta blej vetë kontrastin, në rast se në spital nuk do të gjendjen në atë datë.
Denoncuesja: Kur kam planifikuar më kanë thënë që kontrastin do ta blesh vetë.
Përgjegjësja e sektorit të koordinimit: Po ju e kemi më datën 3 tetor.
Gazetarja: Po pra kemi ardhur të dimë ka kontrast?
Denoncuesja: Më ke thënë...
Tekniku i imazherisë: Ju kanë thënë që kontrasti po pritet të vijë.
Denoncuesja: Jo, jo.
Tekniku i imazherisë: Një sekondë të lutem, më lerë të mbaroj unë pastaj..
Denoncuesja: Më kanë thënë kontrastin do ta blesh vetë, ka qenë ky djali.
Tekniku i imazherisë: Mbarove? Djali ka thënë, aktualisht kontrast në spital nuk ka dhe po presim nëse do që ta bësh më shpejt…
Përgjegjësja e sektorit të koordinimit: E zgjidhim dhe sot.
Tekniku i imazherisë: Jo, patjetër.
Përgjegjësja e sektorit të koordinimit: E rekomandojmë në spitalin e Vlorës.
Tekniku i imazherisë: Dhe i kanë thënë, që në momentin që do vijë kontrasti do t’ju lajmërojmë dhe ta bëni. Nëse nuk ka ardhur deri në datën e caktuar dhe ju doni ta bëni më shpejt, mund ta blini vetë kontrastin dhe të vini, por po presim furnizimin.
Jashtë kamere tekniku i imazherisë pranon që zonjës i është thënë që në rast se nuk ka duhet ta blej vetë vetë kontrastin, gjë që përballë kamerës së ‘Xhadave’ e mohon.
Në ambientet spitalore ky medikament gjendet dhe nuk i është thënë, shko dhe gjeje ti dhe ta realizojmë ne ose...
Është thënë se ju keni një afat të caktuar kohor dhe brenda këtij afati kohor, në momentin që do vijë medikamenti do lajmëroheni, ose nëse ju ka ardhur data dhe medikamenti nuk ka ardhur, atëherë mund ta realizoni një ditë, dy ditë ose tre ditë më vonë , në momentin që do vijë.
Pyetjes së gazetares së ‘Xhadave’ nëse në momentin që ndodheshin në Spitalin Memorial të Fierit, kishte apo jo kontrast, tekniku i imazherisë ju përgjigj:
Për pjesën tonë asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe këto keqkuptimet e vogla zgjidhen, janë zgjidhur do zgjidhen dhe do zgjidhen edhe në vazhdimësi, kontrast ne do na vijë furnizimi gjithnjë si na ka ardhur dhe pacientët do e gjejnë zgjidhjen.
Përballë këtij rasti, premtimet për shëndetësi falas duket se nuk ekzistojnë. Ndërtimi i Spitalit Rajonal Memorial të Fierit u financua nga qeveria turke.



