Një person është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit të Lezhës.
I plagosuri Egzon Gega ka dy plagë, një prej të cilave në gjoks. Ai fillimisht është paraqitur vetë në spitalin e Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe autori i kësaj ngjarjeje ndërsa bëhet me dije se ndaj Gegës është qëlluar 3 herë.



