Fjalimi i Mbretëreshës për Krishtlindje: Ju nuk jeni vetëm

Fjalimi i Mbretëreshës për Krishtlindje: Ju nuk jeni vetëm

Mbretëresha Elizabeth II u përpoq sot, gjatë fjalimit të saj për Krishtlindje, të transmetonte shpresë, e pranishme dhe në netët më të errëta për britanikët, të goditur rëndë nga pandemia, raporton BBC.

“Për shumë,  ky vit ka qenë plot trishtim, disa kanë vajtuar humbjen e një të dashuri, të tjerëve u mungojnë miqtë dhe familja, ndërkohë që ata do të donin për Krishtlindje një përqafim të thjeshtë apo një shtrëngim dore”, theksoi sovranja 94-vjeçare.

“Nëse kjo është çështja juaj, ju nuk jeni vetëm”, siguroi ajo.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rreth 70 000 të vdekur në Britaninë e Madhe, një prej bilanceve më të rënda në Europë.

Përkeqësimi i fundit, i lidhur nga autoritetet me një mutacion të ri të koronavirusit, më ngjitës, ka bërë që qeveria të anulojë autorizimin e dhënë familjeve për t’u takuar për Krishtlindje në shumë rajone.

Këtë vit, është hera e parë që prej dekadash që çifti nuk shkon në Sandringham në Anglinë lindore për të festuar me familjen mbretërore.

Zakonisht, qindra mbështetës mblidhen për të përshëndetur anëtarët e familjes mbretërore ndërsa ata shkojnë në kishë gjatë Krishtlindjeve, por për shkak të pandemisë, rituali është anuluar këtë vit.

“Asnjë vizitë nuk është planifikuar këtë vit”, theksoi zëdhënësi i Pallatit Buckingham. Në vend të frekuentimit të saj tradicional në kishë, mbretëresha planifikon të marrë pjesë në një shërbesë private në një kishëz në zonat e kalasë.

“Ne nuk mund ta festojmë lindjen e Krishtit si zakonisht…por jeta duhet të vazhdojë”, nënvizoi mbretëresha Elizabeth II.

Ajo vuri në dukje shembullin e atyre që dolën vullnetarë për të ndihmuar më të rrezikuarit, dhe personelin shëndetësor.

“Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga mirësia e të huajve dhe gjejmë ngushëllim për faktin se edhe në netët më të errëta ka shpresë”, theksoi ajo.

“Në Britaninë e Madhe dhe kudo në botë, popujt i janë përgjigjur në mënyrë të jashtëzakonshme sfidave të vitit dhe jam krenare dhe e emocionuar nga kjo shpresë e heshtur dhe e pathyeshme”, deklaroi ajo.

Mbretëresha britanike Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, princi Philip, po kalojnë ditën e Krishtlindjeve në kështjellën e Windsor, në perëndim të Londrës, pa anëtarët e tjerë të familjes së tyre. Ata e cilësuan këtë festë si një shembull të "momenteve të gëzueshme të shpresës dhe unitetit pavarësisht nga distancimi shoqëror".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy