Katari: Operacioni izraelit në Rafah po bllokon bisedimet për armëpushim

Katari: Operacioni izraelit në Rafah po bllokon bisedimet për armëpushim

Operacioni ushtarak i Izraelit në Rafah ka penguar negociatat me lëvizjen islamike palestineze Hamas, tha sot kryeministri i Katarit, i cili po ndërmjetëson bisedimet e armëpushimit në Gaza, duke theksuar se negociatat janë “pothuajse të bllokuara”.

Veçanërisht në javët e fundit, ne pamë një përparim, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur,” tha Mohammed bin Abdelrahman al Thani në Forumin Ekonomik të Katarit.

Katari, ka marrë përsipër së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në për muaj të tërë të ndërmjetësojë midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze.

Sheikh Mohammed shtoi se Katari do të vazhdojë të punojë për zgjidhjen e çështjes.

“Ne ua bëjmë të qartë të gjithëve: puna jonë është e kufizuar në ndërmjetësimin tonë. Kjo është ajo që ne bëjmë, kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të bëjmë.

Ai sqaroi gjithashtu se dallimi thelbësor mes dy palëve ka të bëjë me lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës.

Më shumë se 35,000 palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavën palestineze të drejtuar nga Hamasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy