AKSIK i heq certifikatën kompanisë së Beqirit, Kara: Anarki totale, duhet certifikim i detyrueshëm (VIDEO)

AKSIK i heq certifikatën kompanisë së Beqirit, Kara: Anarki totale, duhet certifikim i detyrueshëm (VIDEO)

Autoritetet e sigurisë dhe sistemi i prokurimeve publike janë vënë sërish në qendër të debatit publik, pas raportimeve se disa anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) kanë ushtruar funksione pa certifikata sigurie, ndërsa nga ana tjetër Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar AKSIK ka vendosur heqjen e certifikatës së sigurisë për një kompani të lidhur me Beqirin.

 

Për MCN Live , avokati Romeo Kara përdori tone të forta kritike ndaj situatës aktuale në tregun e prokurimeve dhe standardeve të sigurisë.

 

Ai u shpreh se në këtë fushë ekziston “anarki totale, dalje nga kontrolli”, duke e lidhur problematikën si me aktorët e hershëm të tregut, ashtu edhe me ata që, sipas tij, kanë hyrë më pas duke krijuar praktika të dyshimta në tendera.

 

Një nga pikat më të debatueshme, sipas tij, është përdorimi i certifikatës së sigurisë si mekanizëm filtrimi, por edhe si instrument që duhet forcuar më tej. Ai theksoi se në disa raste, sipas tij, persona që nuk duhet të përfshihen në procese tenderuese vijojnë të jenë aktivë.

 

Aty kemi anarki totale, dalje nga kontrolli. Përzierje e atyre që ishin në treg, po flas për Geron Mecen dhe të tjerë dhe atyre që erdhën më pas, që kanë kontrolluar atë treg në mënyrë të jashtëligjshme dhe tenderat, duke vendosur specifikime të tilla që janë vetëm për ta. Dhe një nga lojërat ka qenë certifikata e sigurisë. 

 

Unë mendoj se lidhur me sigurinë duhet t’i shtojmë ato pika; këta njerëz nuk duhen futur më në tendera. Ti guxon dhe je i pandërgjegjshëm, dhe ty të kemi për të na ruajtur nga njerëz si puna jote, ndërsa ti je vetë keqbërësi. 

 

kMendoj se vetëm masat që janë në dukje ekstreme janë efektive, sepse të tjerat s’kanë pasur ndikim. Jam që edhe në politikën shqiptare, jo vetëm në këto biznese, të fusim vetëm njerëz të certifikuar. Duhet të kontrollojmë me qiri për të gjetur personat e besueshëm. Në çdo vend që punon në shtet duhet të kesh një lloj sigurie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy