Vaksinimi i operatorëve turistikë/ Manastirliu: Deri në pranverë të 2022 do të vaksinohet e gjithë popullata

Vaksinimi i operatorëve turistikë/ Manastirliu: Deri në pranverë të 2022 do të vaksinohet e gjithë popullata

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte sot në Vlorë, nga ky monitoroi nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë, për të qenë gati për një sezon shumë më të lehtësuar turistik.

Ministrja Manastirliu tha se po vijohet me planin për mbarëvajtjen e sezonit, me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga 15 qershori dhe vijimin e dezinsektimit në zonat turistike.

Sa i përket situatës së infektimeve, Manastirliu theksoi se është e qëndrueshme, por sezoni turistik do jetë sërish me protokolle sigurie.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në qershor arrihet objektivi 1 milionë të vaksinuar në qershor, dhe deri në pranverë të 2022 do të vaksinohet e gjithë popullata.

Situata është e qëndrueshme e kontrolluar, por duhet vijuar me intensitet vaksinimi
të zbatojmë protokollet shëndetësore dhe të sigurisë që të mos kemi përhapje të koronavirusit.

Përgatitemi për sezonin turistik me gjithë masat sipas një plani të mirëstrukturuar sai përket vaksinimit e programit të dezinsektimit dhe hapjes së qendrave shëndetësore verore.

Jemi duke punuar me stafe që po trajnohen nga urgjenca Kombëtare për të nisur në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore.

Vera sërish këtë vit do të jetë sipas protokolleve dhe pse më e lehtësuar se një vit më parë. Ne kemi ecur me ritme të shpejta dhe urojmë që të arrijmë objektivin deri në 1 mln të vaksinuar në qershor dhe më pas të gjithë popullatës deri pranverën e 2022”, ka thënë Manastirliu.”, tha ministrja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy