Omicron, Ramadani: Vendi ynë nuk përjashtohet nga rreziku, vaksinat arma kryesore (VIDEO)

Omicron, Ramadani: Vendi ynë nuk përjashtohet nga rreziku, vaksinat arma kryesore (VIDEO)

Omicron, varianti më ri i koronavirusit ka shqetësuar botën për shkak të infektimit të shpejtë. Lidhur me këtë situatë në një lidhje skype mjeku infektolog nga Kosova, Hamdi Ramadani u shpreh se as vendi ynë Kosova apo Shqipëria nuk përbëjnë përjashtim nga një rrezik i tillë.

Ai deklaroi se masat e marra nga vendet e tjera qëndrojnë, ndërsa theksoi se të gjithë personat që udhëtojnë nga vendet e Afrikës së Jugut duhet të futen në karantinë deri në momenbtin që vërtetojnë se nuk janë mbartës të variantit të ri Omicron.

Ndërsa nbë lidhje me vaksinat, Ramadani tha se duhet me urgjencë të shkohet në vaksinimin e dozës së tretë, pasi sipas tij një dozë përforcuese mbron më shumë se dy doza.

Interrvista e plotë

1-Z. Hamdi, se pari do te pyesja si paraqitet situata epidemiologjike ne Kosove?

Ashtu si ju e paraqitët për fat të mirë vendi është në një situatë stabile të qetë në kuptimin e pandemisë. Kurse bazuar në të dhënat e fundit me variantin omicron në këtë drejtim vendi nuk ka shënuar infeksione, por e rëndësishme është se bazuar në të dhënat e fundit të omicron e delta edhe në vendin tonë mund të jetë për momentin e qetë por mund që në javët në vijim rëndesa e infeksioneve të rritet. Pasi covid ka marrë një hov të madh dhe duke shtuar dhe variantin e ri i cili bazuar në provat paraprake po paraqesin njëlloj rreziku të madh infeksioni në nivel global dhe tashmë dihet se shumë vende në Evropë kanë konfirmuar këtë variant.

2-A kanë mundësi vendet tona, si Kosova ashtu edhe Shqipëria të përjetojë një mbyllje të detyruar nëse preket nga variant Omicron?

Ekspertët botërorë por dhe ata të SHBA po paraqesin të dhëna shqetësuese të omicron sepse ai ka depërtuar në shumë vende. Kështu që kjo situatë mendoj në nivel evropian bën që situata të jetë e rënduar dhe shqetësuese dhe men një pasiguri në kuptimin e rritjes së infektimeve të këtij varianti. Bazuar në të dhënat e omicron duke qenë shumë infektoz kjo bën të mundur që situata edhe në vendin tonë të jetë e rënduar dhe me shqetësime dhe e pa parashikueshme. Prandaj masat e marra nga Britania, SHBA, në kufizimet e qytetarëve që udhëtojnë nga vendet e Afrikës të mbyllen duhet të futen në një karantinë dhe të kontrollohen derisa nuk paraqesin një situatë negative dhe të vërtetojnë se nuk mbartin infeksion. Pra këta udhëtarë që udhëtojnë nga këto vende afrikane duhet të vendosen në karantinë deri sa të vërtetojnë se omicron nuk është i pranishëm tek ata,. Hulumtimet që po bëhen e bën këtë rajon shqetësues në kuptimin edhe më të madh se delta.

3- Ekspertët janë shprehur se  është herët për të përcaktuar qartë  nëse janë apo jo të efektshme vaksinat aktuale? A do të duhet të presim për një vaksinë të re?

Sipas të dhënave e bazuara pas zbulimit të omicron duhet me urgjencë në vaksinimin e dozës së tretë sepse një dozë e tretë mund të mbroj më shumë ndaj omicron sesa dy doza. Doza përforcuese. Provat po tregojnë se omicron është shumë infektiv dhe rezistenca në antimikrobin është mendoj më rezistence dhe frika ndaj vaksinës omicron mund të jetë rezistent. Omicron mund të jetë më rezistent ndaj terapisë dhe vaksinave sipas të dhënave. Kopmanitë farmaceutike kanë filluar të bëjnë modifikimin e vaksinës specifike të omicron dhe ditët në vijim do shohim se ku kanë arritur.

4-Jemi në kushtet kur maska, distancimi dhe vaksina janë të vetmet mënyra për të shmangur infeksionin?

Gjithsesi masat mbesin dhe do mbeten kryesore për të lokalizuar covid dhe variantin omicron, delta dhe një variant tjetër që mund të na paraqitet pasi covid ka karakteristikën që jap variante të reja. Masat që janë ndërmarrë anticovid dhe vaksinimi në masë shpresojmë që të jenë aktorët kryesore për të na mbrojtur për një situatë më të mirë. Vaksina mbetet arma vendimtare ndaj covid.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy