Rama reagon për “këmishën 23 mijë dollarë”: Sali, shihemi në gjyq

Rama reagon për “këmishën 23 mijë dollarë”: Sali, shihemi në gjyq

Ish-kryeministri Berisha duket se do të jetë ndër të parët që do të paditet në gjykatë, pak ditë pasi kryeministri Rama propozoi paketën antishpifje.

Fjala është për një postim të Berishës, në të cilin thuhet se Rama mban veshur këmishë që kushton 23 mijë dollarë.  

Rama ka reaguar në lidhje me këtë mesazh, duke u shprehur se këmisha është qepur në Tiranë, ndërsa paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi do të shkojnë për përparëse kopështi.

“S'jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik (+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq. "Hugo Bossi" im quhet Arjan,qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopsht”, shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy