Kriza e bizneseve nga Covid-19/ Meta-qeverisë: Dëgjoni kërkesat e tyre

Kriza e bizneseve nga Covid-19/ Meta-qeverisë: Dëgjoni kërkesat e tyre

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim, lidhur me situatën ekonomike të krijuar nga pandemia e Covid-19, e cila ka bërë që të mbyllen mijëra qepena të biznesit të vogël në mbarë vendin.

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të dëgjojë dhe të mbështesë kërkesat e bizneseve. Në një postim në mediat sociale, Meta shprehet se mbyllja e mijëra bizneseve në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme në ekonominë kombëtare.

Më tej kreu i shtetit bën thirrje për reflektim dhe shton se duhet shmangur katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe duhet frenuar rritja e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.

Ditët e fundit, nga raportet e publikuara dhe nga raportimet në media vihet re një mbyllje në masë e bizneseve. Përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga qeveria paketa me ndihma ekonomike, por përveç ndihmave që kanë marrë në mars-prill-maj, nuk janë ndihmuar më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy