Rama: Veting në polici, nuk do të ketë drejtues që nuk kalon testin e së vërtetës

Rama: Veting në polici, nuk do të ketë drejtues që nuk kalon testin e së vërtetës

Gjatë mbledhjes me drejtuesit e policisë, kryeministri Rama u ndal te vetingu në polici. Rama tha se në vendin tonë do të mbërrijnë ekspertë të FBI-së dhe agjencive ligjzbatuese europiane që do të bëjnë të mundur mbështetjen e policisë në luftën kundër krimit.

“Vjen këtu një nga agjentët më prestigjiozë të FBI vjen për të mbështetur policinë në luftën kundër krimit të organizuar. Mbërrin edhe një agjent tjetër me kuota të larta besueshmërie nga Gjermania. Ish-agjentë të FBI-së do të vijnë këtu, ne këtu do të jemi dhe do të flasim. Do të sjellin një përvojë që ne nuk e kemi, motivim që na duhet por edhe instrumentat e tyre operacionalë për vetingun në policinë e shtetit. Nuk do të ketë drejtues policie që nuk do të kalojë testin. Ka edhe një instrument për sinqeritetin në përgjigje, testi i poligrafit. Ne do ta bëjmë këtë me padurimin për të përfshirë prurjet e reja të Akademisë së Policisë në organet drejtuese dhe hetuese. Një gjë është e sigurt: në këtë vend nuk ka bos që nuk kapet, por nuk ka ende një drejtësi që i lë prapa hekurave”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy