
Përpjekja e fundit për të evakuuar civilët nga Mariupol do të fillojë sot pasi Rusia ra dakord të hapë një korridor humanitar.
Andrei Marusov , një gazetar 50-vjeçar, thotë:
Kur u largova qyteti u shkatërrua plotësisht, rruga ku jetoj nuk ekziston më. Është thjesht rrënojë. Është për të ardhur keq, sepse në vitet e fundit qyteti arriti të bëhet pak a shumë modern.Infrastruktura moderne, jeta kulturore po lulëzonte, rrugët, spitalet u rinovuan të gjitha. Dhe kur po largohesha qaja. Është një krim i tmerrshëm.



