Finlanda ka siguruar më në fund mbështetjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për anëtarësimin e saj në NATO.
Turqia kishte bllokuar aplikimin e Finlandës për muaj të tërë, me juastifikimin se ky shtet kishte mbështetur "terroristët".
Në një konferencë shtypi në Ankara me homologun e tij finlandez, Erdogan vlerësoi hapat autentikë dhe konkretë të Finlandës për sigurinë turke.
Çdo zgjerim i NATO-s ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj dhe Finlanda tani është një hap më afër anëtarësimit. Një votim do të shkojë në parlamentin e Turqisë për të miratuar aplikimin e tij.
Finlanda, e cila fqinje me Rusinë, aplikoi me Suedinë për t'u bashkuar me aleancën mbrojtëse të Perëndimit majin e kaluar.



