Shoferi kryen manovra të rrezikshme me autobus, pasagjerja rrëzohet dhe humb jetën

Shoferi kryen manovra të rrezikshme me autobus, pasagjerja rrëzohet dhe humb jetën

Një aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tregan, ku 49-vjeçari D.P., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë.

Menjëherë pas aksidentit ajo është dërguar me urgjencë në spitalin Kirurgji në Elbasan, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.

Mësohet se pasagjerët e tjerë, rreth 15 që ndodheshin në mjet nuk kanë shfaqur asnjë problem shëndetësor.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy