
Analisti Vehap Kola në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV e cilësoi si “grusht shteti” brenda PD zhvillimet e fundit brenda kësaj partie. Sipas Kolës ajo që po ndodh është një organizim jashtë logjikës dhe një narrativë kundër PD dhe institucioneve të saj.
"Ajo që po ndodh është një organizim komplet jashtë logjikës juridike. Po ndërtohet një narrativë kundër PD dhe kundër të gjithë institucioneve të saj. Po organizohet në mënyrë paralele me kryesinë një Kuvend i cili ka shpallur qëndrimet e tij “Do ndryshojmë statutin”, “do shkarkojmë kryetarin”, “do marrim partinë”. Ajo që po ndodh po bëhet kundër frymën e organizimit të përbashkët. Unë e konsideroj si një “grusht shtetit” institucional brenda PD.", u shpreh Kola.



