Alzheimer mund të zbulohet nga një aplikacion

Alzheimer mund të zbulohet nga një aplikacion

Studiuesit në Universitetin e San Diegos në Kaliforni kanë krijuar një aplikacion të aftë për të zbuluar sëmundje të tilla si Alzheimer duke përdorur kamerën e një Pixel 4 për të ekzaminuar bebëzën e një pacienti.

Kamerat e smartfonëve kanë dëshmuar se jenë efektive në diagnostikimin e shumë sëmundjeve.

Të udhëhequr nga profesori Edward Wang, studiuesit e San Diegos shpjegojnë në një intervistë me The Verge se sytë janë një metrikë për zbulimin e Alzheimerit, dhe në veçanti bebëza.

Duke regjistruar përgjigjen e bebëzave ndaj detyrave specifike dhe mënyrën se si dikush reagon ndaj komandave të caktuara, do të ishte e mundur të analizoheshin çrregullimet njohëse, qoftë edhe përmes një aplikacioni.

Studiuesit thonë se teknologjia me infra të kuqe është më e mirë sesa një sensor standard, i cili studion spektrin e dritës së dukshme.

Kjo lloj matjete mund t'i  shërbejë pacientëve me rrezik për Alzheimeri, dhe po ashtu do ulë koston e testeve laboratorike që kërkojnë më shumë kohë dhe makineri me dhjetëra mijëra dollarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy