Banorët e fshatit turistik Drenovë në Korçë ankohen se punimet për shtrimin e rrugëve me kalldrëm, po bëhen pa cilësi.
Ata thonë se kalldrëmi që po përdoret për shtrimin e rrugëve është shumë larg cilësisë së atij ekzistues, që sipas tyre i reziston edhe në kohën e sotëme.



