E infektuar me Covid, mbretëresha Elizabeth anulon të gjitha angazhimet

E infektuar me Covid, mbretëresha Elizabeth anulon të gjitha angazhimet

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, ka anuluar të gjitha angazhimet e saj të planifikuara për tu mbajtur virtualisht, pasi po përballet me pasojat e infketimit me COVID.

Pallati mbretëror, Buckingham Place, me një deklaratë të publikuar këtë të martë konfirmoi se sovrania 95-vjeçare, po planifikonte të vazhdonte kryerjen e detyrave në kështjellën Windsor, por për shkak të simptomave që po shfaqen, hoqi dorë.

“Meqenëse madhëria e saj po përjeton simptoma të ftohjes, ka vendosur të mos ndërmarrë angazhimet e saj virtuale, të planifikuara për sot”, thuhet në deklaratë.

Mbretëresha i ka marrë të treja dozat e vaksinës, por pavarësisht kësaj u infektua.

Ndërkohë sovrania po trajtohet me antiviralë, nga një ekip mjekësh të familjes mbretërore.

Rreth dhjetë ditë më parë, princi i kurorës, Charles, u infektua i pari me Covid dhe dy ditë pas tij, edhe e shoqja Camilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy