Shtetet e Bashkuara do të vendosin në Korenë e Jugut nëndetëse të armatosur me raketa balistike bërthamore, thanë zyrtarët e Uashingtonit para gazetarëve të martën. Qëllimi i kësaj lëvizje është pengimi i Koresë së Veriut që të lëshojë të tjera raketave.
Kjo lëvizje pritet të zbusë edhe raportet me Korenë e Jugut, e cila së fundmi mësoi se Uashingtoni spiunonte qeverinë e saj.
Plani do të shpallet zyrtarisht nga presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij koreano-jugor, Yoon Suk-yeol, në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.
Dy liderët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të njohur si "Deklarata e Uashingtonit", sipas së cilës ata do të rrisin shkëmbimin e inteligjencës dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake, ndërsa SHBA do të dërgojë nëndetëse dhe bombardues të armatosur me armë bërthamore në Korenë e Jugut.
Pheniani ka testuar më shumë se 100 raketa që nga fillimi i vitit 2022 dhe vetëm këtë muaj testoi raketën e tij të parë balistike ndërkontinentale, me lëndë djegëse të ngurtë dhe një dron sulmues nënujor me aftësi bërthamore.



