Navalny humbet në Apel, konfirmohet dënimi me 9 vjet burg

Navalny humbet në Apel, konfirmohet dënimi me 9 vjet burg

Disidenti rus Alexei Navalny humbet apelin e tij në gjyqin për mashtrim, përvetësim dhe përbuzje të gjykatës. Drejtësia ruse konfirmoi gjatë së martës dënimin me nëntë vite burg.

Pas dënimit në Apel, opozitari Navalny do të transferohet në një burg të sigurisë së rreptë penale. Jo vetëm që do të përballet me kushte edhe më të vështira, por mund të ketë edhe më pak vizita familjare.

Dënimi në apel i Navalny u konfirmua nga Oleg Kozlovsky, përfaqësues i Amnesty International për Rusinë, i cili tha se mbajtja e tij në burg bëhet për arsye të qarta politike.

Ndërkohë, gjykata e Basmanny në Moskë ka lëshuar katër urdhër-arreste të tjera për bashkëpunëtorë të ngushtë të Navalnyt, nën akuzën e krijimit të një grupi ekstremist.

Gjykata deklaroi se kishte kërkuar arrestimin ditët e fundit, gjatë seancave të ndara, të ish-drejtorit të Fondacionit Kundër Korrupsionit Navalny (Fbk), Ivan Zhdanov, të ish-avokatëve të të njëjtit fondacion, Lyubov Sobol dhe Vyacheslav Gimadi dhe për ish-koordinatorin të zyrave rajonale të Navalny, Leonid Volkov.

Në vitin 2020, Navalny i mbijetoi ngushtë një tentative helmimi me Novichok, një agjent nervor i shkallës ushtarake të dizajnuar nga sovjetikët.

Pavarësisht akuzave nga Navalny, Kremlini mohoi çdo përfshirje në tentativën e helmimit, ndaj kritikut të ashpër të Vladimir Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy