
Çdo vit mbi dy mijë maturantë shqiptarë aplikojnë për të studiuar jashtë shtetit. Por a rikthehen ata në Shqipëri. Një tregues për këtë është njehsimi i diplomave të huaja në shqiptare. Ndërsa në një vit për të studiuar jashtë aplikojnë mbi 2 mijë maturantë, numri i njehsimit të diplomave është më pak se 1 mijë.



