Basha flet sërisht për dialog me Ramën, dhe jep dhe një mesazh Metës: Kam 5 ditë dorën shtrirë por...

Basha flet sërisht për dialog me Ramën, dhe jep dhe një mesazh Metës: Kam 5 ditë dorën shtrirë por...

Lulzim Basha nga ‘çadra e lirisë’ ka deklaruar se nuk marrim pjesë në zgjedhjet e qershorit. Kreu i opozitës gjatë fjalimit të sotëm ku së bashku me të ishin edhe aleatët, të cilët njëzëri folën për vendimin për të mos u regjistruar në KQZ zgjedhjet e 18 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi edhe një herë se është i gatshëm për dialog me Ramën, teksa është duke pritur për 5 ditë rresht. “Duam dialog. Tash 5 ditë presim dhe dora e shtrirë për një dialog paqësor dhe konstruktiv pa kushte refuzohet nga ai që është mësuar t’i flasë popullit të vet me monologë që s’japin zgjidhje”, tha Basha.

“Por kurrë nuk është vonë. Edhe sot nga ky shesh dora për dialog mbetet e shtrirë për t’i dhënë fund krizës. Por ne nuk tërhiqemi nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe nga qeveria teknike”, tha Basha. 

Kryedemokrati më tej falënderoi edhe partitë që nuk janë në koalicion me PD-në por që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveri teknike. 

“Falënderojmë me mirënjohje të thellë, të gjitha ato parti që s’janë pjesë e koalicionit tonë por që mbështesin kauzën tonë. Falëminderit dhe mirënjohje të thellë për ju që na mbështesni në kauzën tonë, gjithmonë nëse jeni të sinqertë”, ishte mesazhi i Bashës drejtuar LSI-së, që së fundmi është shprehur për qeveri edhe me besimin e opozites. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy