Votohet mes tymueseve dhe kaosit buxheti i vitit 2024, seanca pa debat mbyllet pas 5 minutash (FOTO)

Votohet mes tymueseve dhe kaosit buxheti i vitit 2024, seanca pa debat mbyllet pas 5 minutash (FOTO)

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë. 

Brenda pak minutave dhe pa debat, 83 deputetë të mazhorancës votuan në parim buxhetin e shtetit për vitin 2024.

Deputetët e opozitës kanë hedhur sërish tymuese në sallë duke e pamundësuar zhvillimin normal të seancës. 

I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe kryeministri Edi Rama. 

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha e konsideroi procedurën si anti-kushtetuese dhe anti-ligjore, ndërsa buxheti i vitit 2024 sipas tij është buxheti i vjedhjes së shqiptarëve. 

Më herët para nisjes së seancës pati tensione mes gardistëve dhe deputetëve demokratë, pas kontrollit të ushtruar ndaj tyre.

Deputeti demokrat Flamur Noka paralajmëroi padi ndaj gardistëve, të cilët sipas tij u përdorën nga mazhoranca si "mish për top". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy