Presidenti polak bojkoton ceremoninë e holokaustit në Izrael

Presidenti polak bojkoton ceremoninë e holokaustit në Izrael

Presidenti polak, Andrzej Duda, do të bojkotojë ceremoninë që përkujton çlirimin e kampit nazist të Aushvicit, pasi kërkesa e tij për të mbajtur një fjalim u refuzua.

Në një deklaratë, Duda tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos lejohej të fliste pasi udhëheqësit e Francës, ShBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë iu kërkua të drejtohen në Forumin Botëror të Holokaustit, i cili do të mbahet në Yad Vashem, në Jeruzalem, më 23 janar.

Duda tha se mungesa e një zëri polak gjatë konferencës - e cila këtë vit shënon 75 vjet nga çlirimi i Aushvicit - është një "falsifikim i historisë".

Presidenti polak kishte dashur të adresojë komentet e fundit të Putinit, në të cilat presidenti rus i la një pjesë të fajit Polonisë për Luftën e Dytë Botërore.

Nuk është hera e parë që Putini ka bërë akuza të tilla, duke pretenduar në shumë raste se Polonia është përgjegjëse për luftën, e cila filloi në vitin 1939 kur vendi u pushtua së pari nga Gjermania naziste dhe më pas nga Bashkimi Sovjetik dy javë më vonë.

Polonia më vonë u bë terreni i disa prej masakrave më të mëdha të regjimit nazist. Gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit, tre milionë prej tyre polakë, dhe 2.5 milionë polakë jo-hebrenj u vranë nga nazistët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy