Zbulohet shkaku i vdekjes misterioze të elefantëve në Botsvana

Zbulohet shkaku i vdekjes misterioze të elefantëve në Botsvana

Në Botsvana prej disa muajsh, elefantët po reduktohen në numër.

Janë realizuar disa teste paraprake të cilat shpjegojnë se arsyeja e qindra vdekjeve të elefantëve në Botsvana shkaktohet nga një toksinë që ndodh natyrisht, tha një zyrtar i lartë i jetës së egër për Reuters.

Ishte shumë e pamundur që një sëmundje infektive të ishte pas vdekjes tronditëse të të paktën 281 elefantëve, shtoi Cyril Taolo, drejtor i Departamentit të jetës së egër dhe parqeve kombëtare.

Zyrtarët kanë vijuar punën për gjetjen e shkakut që kur u gjetën kufomat e para në rajonin Okavango Panhandle.

"Ne kemi marrë rezultate testimi edhe nga vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe deri më tani rezultatet tregojnë se nuk ka shumë gjasa që shkaku të mund të jetë një patogjen infektiv," tha Taolo.

Ai thekson se tashmë janë fokusuar në hetimin e faktorëve të mjedisin, siç janë toksinat e prodhuara natyrisht nga bakteret që gjenden në mjedis.

Popullsia e përgjithshme e elefantëve në Afrikë po zvogëlohet, por Botsvana, ku jetojnë pothuajse një e treta e elefantëve të kontinentit, ka parë një rritje në rreth 130 000.

Qeveria ka dërguar mostra në laboratorët në Botsvana, Afrikë e Jugut, Zimbabve dhe Shtetet e Bashkuara për teste dhe synon që kjo çështje të sqarohet sa më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy