Nigeri: Mbi 900 fëmijë të përdorur në luftë shpëtohen nga ushtria vendëse

Nigeri: Mbi 900 fëmijë të përdorur në luftë shpëtohen nga ushtria vendëse

Rreth 900 fëmijë (disa edhe 13-vjeçarë) janë çliruar nga ushtria vendase që po lufton kundër kryengritësve të islamistit Boko Haram, tha agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Unicef-it, grupet e armatosura jo shtetërore të përfshira në konfliktin e gjatë prej dekadash kundër Boko Haram kanë rekrutuar më shumë se 3,500 fëmijë gjatë viteve 2013-2017 në Nigeri.

“Ky është një hap në drejtimin e duhur për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe duhet njohur dhe mbështetur si i tillë”, ka deklaruar shefi i Unicef-it në Nigeri, Mohamed Fall.

 “Fëmijët e veriperëndimit të Nigerisë kanë mbajtur peshën kryesore të këtij konflikti. Ata janë përdorur nga grupet e armatosura në pozicione luftuese dhe jo luftuese, dhe kanë qenë dëshmitarë të vrasjeve, të dhunës e të vdekjeve.”  

Raporti i përvitshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se 1092 fëmijë (pjesa më e madhe djem, rreth 738), janë përdorur në luftë më 2017. Boko Haram fajësohet për përdorimin e fëmijëve si kamikazë.  

894 fëmijët e shpëtuar janë të moshës 13-19 vjeç.

Lufta e Nigerisë kundër dy grupeve xhihadiste Boko Haram dhe Shtetit Islamik në perëndim të Afrikës numëron gjer tani 30,000 të vdekur dhe miliona të shpërngulur, pa gjetur ende zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy