Hallaçi: Situatë e rënduar në Tropojë, në disa fshatra uji ka marrë gjithçka para! Terreni e bën të vështirë ndërhyrjen

Hallaçi: Situatë e rënduar në Tropojë, në disa fshatra uji ka marrë gjithçka para! Terreni e bën të vështirë ndërhyrjen

Disa orë shi kanë mjaftuar që shumë qytete në Shqipëri të zgjohen nën pushtetin e ujit. Qarku i Kukësit ka qenë edhe më i prekuri. Në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv, prefekti i qarkut të Kukësit, Ali Hallaçi thotë se situata më  e vështirë paraqitet në  Tropojë dhe fshatrat përreth. Duke vijuar shpjegimin e tij, Hallaçi thekson se strukturat përkatëse janë në terren për të ndihmuar banorët në vështirësi, por në disa raste terreni i thyer e vështirëson ndërhyrjen.

Hallaçi thotë se në disa fshatra shiu i furishëm ka marrë çdo gjë përpara.

Që në orët e para situata ka qenë e rënduar në qarkun e Kukësit veçanërisht në Tropojë e në fshatrat përreth, reshjet kanë qenë të dendura, ka pasur rrëshqitje dherash, janë dëmtuar bagëtitë, janë përmbytur shtëpitë. Bashkia e Hasit dhe Kukësit nuk ka dëmtime të tilla. Dhe situata priten, masat janë marrë, punonjësit janë në terren, dhe sektori për emergjencat civile, po bëjmë të pamundurën të ndihmojnë banorë, shiu ka qenë i furishëm, në disa fshatra ka marrë gjithçka para.

Ajo që e solli deri në këtë pikë është shiu i madh, ai e sjell gjendjen, duke marrë parasysh edhe terrenin shumë malor të fshatrave e bën deri diku të pamundur ndërhyrjen direkte.  Nënkontraktori për hapjen e rrugëve ndodhet në terren. Unë nuk jam në terren është nënprefekti bashkë me sektorin përkatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy