Bashkia e Shkodrës heq dorë nga Vllaznia, përgatitet shitja e aksioneve

Bashkia e Shkodrës heq dorë nga Vllaznia, përgatitet shitja e aksioneve

Bashkia e Shkodrës do të shesë aksionet e saj në Klubin e Futbollit “Vllaznia”. Bashkia ka hapur tenderin për shërbimin e vlerësimit të aseteve dhe përgatitjes së dokumentacionit, që do t’i hapë më pas rrugë edhe ankandit të aksioneve. Për këtë shërbim, Bashkia e Shkodrës ka caktuar vlerën 833 333 lekë. Pas vlerësimit të aseteve, i hapet rruga privatizimit të “Vllaznisë”, që fakt që kryebashkiakja Voltana Ademi e ka paralajmëruar disa javë më parë.

 "Procesi i privatizimit do të vazhdojë dhe ne kemi hasur vështirësi në përgatitjen e termave të referencës. Nga konsultimi që i kemi bërë të gjitha materialeve, na rezulton se nuk ka një ekspertizë të tillë në Shqipëri apo nuk ka një shembull që të jetë ndjekur më përpara me një klub tjetër. Nuk kemi një ekspertizë shtetërore për këto lloj sipërmarrje nëse mund ta quaj kështu. Prandaj kemi kërkuar mbështetje për hartimin e termave të references”, është shprehur ajo rreth një muaj më parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy