Adriana Kalaja zyrtarizoi sot kandidimin për Avokat i Popullit, pas dorëheqjes nga funksionet politike në PD. Ajo shprehet se përmbush të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për këtë detyrë dhe se gëzon mbështetjen e kreut të PD, Sali Berisha.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, Kalaja e cilëson vendimin si “taktikë të Ramës”, duke shtuar se shkarkimi i Veliajt ka qenë i paligjshëm dhe pjesë e një manovre politike brenda PS-së.
Intervista e plotë:
-Znj. Kalaja, ju keni dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe keni njoftuar në të njëjtën kohë se do të kandidoni për postin e Avokatit të Popullit. Pse kjo vendimmarrje nga ana juaj?
Në fakt që kur u vura në dijeni të situatës se nga Komisioni i Ligjeve ishte marrë vendimi për tu hapur gara, unë vendosa që të kandidojë për këtë post pasi edhe në askpet të profesionit tim, qoftë juridik dhe financiar, i përmbush kushtet për të qenë një Avokate Popullit në respektim të ligjeve.
Ligji nuk e parashikonte konfliktin e interesit që ka pozicioni politik me kandidimin, por e parashikon në moment të dytë, ndaj edhe vendosa që të jem korrekte duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga dy funksionet politike brenda PD.
-A jeni konsultuar më parë me kryetarin e partisë demokratike për këtë kandidim dhe a besoni se e keni mbështetjen e PD-së?
Në fakt propozimin e ka dhënë një miku jonë i përbashkët dhe unë e shfaqa interesin tim dhe në takimin që pata me zotin Berisha. I cili më tha që ti e ke bërë rolin e Avokatit të Popullit edhe pse se ke patur si post dhe njëkohësisht më shprehu mbështetjen e tij personale.
Në të gjithë kontekstin politik dhe shoqëror mendoj që do jem një nga kandidatët që do mbështesë PD në këtë kandidim. Ky është një pozicion që duhet të jetë i PD, të tregojnë sinqeritet në votimin e tyre PS.
-Çfarë mendoni për vendimin e GJK për Veliaj?
-Mendoj që është një taktikë e vetë Ramës dhe nuk mendoj që GJK u ngrit në mëngjes dhe kuptoj që sa gabim ka bërë në këto vendimmarrje. Unë e kam thënë gjithmonë që shkarkimi i Veliajt është i paligjshëm dhe mendoj që është një taktikë e Ramës. Ka shumë degë të Tiranës që kanë reaguar kundër Ramës pse ish-ministra janë para SPAK dhe statusin juridik të Belinda Balluku- pra kuptohet që gjithë këto veprime janë bërë nga vartësit e Ramës, ndërkohë që kemi edhe të njëjtin fat për Arben Ahmetaj dhe një nga njerëzit më potencialisht të fortë të PS është në burgun e Durrësit.



