
Leidon Shapo, mjek i shëndetit publik në Londër në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me problematikën e madhe që ka përfshirë vendin tonë për largimin e mjekëve të rinj.
Ai u shpreh se ka disa arsye pse ata zgjedhin të largohen, ku përmendi se mbi 45% e tyre përdorin si arsye kryesore nevojën ekonomike, ndërsa theksoi se një tjetër është dhe meritokracia.
Sipas tij, largimin e mjekëve nuk e vuan vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni dhe se ajo që duhet të behët nga qeveria është marrja e masave për ta zbutur këtë fenomen, sepse frenimi është i pamundur.
Jam person që merrem me të dhënat dhe s’dua të abuzoj me numrat, por nga studimi i kryer së fundmi vihet re nga të dhënat që u morën më pas se kishte një përgjigje rreth 45% që një nga arsyet e para është padyshim ajo ekonomike, arsyet e tjera janë shumë të rëndësishme dhe duhen mbajtur parasysh. Një tjetër është mungesa e meritokracisë që është shumë e rëndësishme, studentët që mbarojnë shumë mirë nuk shohin dritë jeshile se ku do përfundojnë pas një 5 vjeçari. Ndërkohë që më keq se ne është vetëm Kosova për numër mjekësh dhe vendet e tjera janë me shifra më të mira. Të gjitha vendet e unionit evropian vuajnë nga mungesa e mjekëve, pasiguria është një problem tjetër, por problemat socio-ekonomike që përjeton vendi është një tjetër arsye.
Më tej ai theksoi se njerëzve po tu krijosh interesa ata krijojnë hapësira prandaj kërkohen binjakëzime, sepse sipas tij 50% e personave që plotësuan pyetësorin ishin me familje dhe është e vështirë tu kërkosh atyre kthimin.
Pra ka mungesë kudo mjekësh dhe në Britaninë e Madhe që flasim ikin, por na duhen politika afatshkurtra, të mesme dhe afatgjata. Janë mbi 4-5 mln euro të humbura në vit nëse na ikin mjekët. Shifrat e largimit të mjekëve janë rritur dhe kjo ka ndikime, numërohen rreth 1200 mjek të emigruar deri në 2020.
I pyetur se çfarë realisht mund të shmang këtë situatë, Shapo u shpreh se duke qenë se një pjesë e mirë e tyre përmendin situatën reale dhe mungesën e shpresës për zhvillim profesional etj etj, ai mendon se vend për shpresë ka.
Mbaj mend në 2013 që u bë një nismë ‘thuaj po Shqipërisë’ dhe ju përgjigja dhe rreth 40 mjekë i thanë po nismës dhe ti thuash nismës po në atë kohë unë erdha por nuk ndodhi asgjë dhe ishte një nga ato nismat e fasadës që ngeli në mes. Dhe ju them me bindje se nëse bëhet një databasë e të gjithë diasporës, kthimi është i vështirë, por ideja është kjo që në rast se hapet ky proces që të kontribuojmë, kontribute që i kemi dhënë edhe gjatë covid. Këtu janë hapur disa universitete të cilat dhe po konkurrojnë me njëri tjetrin dhe atë shtetëror dhe kjo është deri diku e shëndetshme. Duhet ajo që po nuk ka politika dhe strategji të mirëfillta studentët nuk shohin shpresë. Për ta frenuar largimin e mjekëve nuk mundet, por mund të zbutet dhe një nga arsyet është ardhja me një databazë nga diaspora. Na duhen mjekë si të familjes, si ekspertë, por dhe ata të shëndetit publik.



