Programuesi Said Duleviç thotë se Kosova e ka përqafuar më shpejt kriptomonedhën si risi, për shkak të sistemit arsimor që i jep më shumë rëndësi praktikës së teorisë. Në MCN Economy, Duleviç tha se Kosova ka investuar në teknologji më shumë se Shqipëria.
Që nga sistemi arsimor, në Kosovë investohet më shumë te pjesa praktike. Kosova ka programues më të mirë se në Shqipëri. Duke pasur informacion, ti bën investim të zgjuar, menaxhon më mirë resurset. Ata kanë investuar në pjesën e teknologjisë më shumë se shteti ynë.
Sa i takon formalizimit të kriptomonedhës, Duleviç tha se mund të tatohet në momentin që bëhet këmbimi me para.
Ne mund të blejmë dhe të shesim monedha të tilla dhe nuk lëmë asnjë lloj gjurme. Në momentin që duam t’i kthejmë në lekë, ne lëmë gjurmë. Pra në të rast, ne mund të tatohemi. Flitet për disa banka hibride në botë, që përmes kartës, mund të tërheqësh të njëjtën vlerë në para. Por në Shqipëri, infrastruktura mungon.
Për më tepër, siç thekson Duleviç, shqiptarët kanë nevojë të njihen me valutën digjitale dhe mënyrën si funksionon ajo.
Është i nevojshëm informacioni, shpjegimi i termave. Duam apo nuk duam, në pak vite këto do të jenë një realitet që duhet ta përqafojmë. Mund të marrin deri 20 apo 25%.



