
Mes shumë ndryshimeve të tafifave doganore që qeveria ka vendosur ti zeroj, është edhe një vendim pak sa i çuditshëm për shqiptarët pasi po e hasin për herë të parë në nismat e qeverisë dhe aq më tepër që kjo u ka shkuar edhe deputetëve për tu votua.
Qeveria ka vendosur ndryshimet e tarifës doganore, tu hiqet edhe anijeve të hapësirës (përfshi satelitët) dhe mjete që lëshojne anije të hapësirës dhe mjetet suborbitale.
Tani kjo është pak e habitshme ose nuk ka shumë informacion lidhur me këtë ndryshim, pasi ose mendohet që shteti po mendohet që orjentohet drejtë këtyre politikeve, ose ky është një gaf e tyre që është anashkaluar pa i dhënë rëndësi.
"Me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, është vendosur që Nivelet tarifore të disa artikujve, të përcaktuar në lidhjen nr.1, të ligjit nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, ndryshojnë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij ligji."



