Presidenca-Bashës: Kur të takohesh me Metën, do pranosh përfundimisht që 7×7 bëjnë 49

Presidenca-Bashës: Kur të takohesh me Metën, do pranosh përfundimisht që 7×7 bëjnë 49

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, iu përgjigj akuzave që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur ndaj Metës-Berishës-Ramës.

“Keqardhje që Lulzim Basha vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur”.

Blushi, duke iu referuar fjalës së Bashës, i cili nga foltorja e Kuvendit më 28 tetor, i cilësoi Ramën, Metën e Berishën, se janë si “trekëndëshi i Bermudave”, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i “kundërvihet” kryedemokratit, duke i sjellë në vëmendje: “Bojkotin e reformës administrative-territoriale”, “Bojkotin e reformës në drejtësi”, “Djegien e mandateve të deputetëve” dhe “Zërimin e opozitës në pushtetin vendor”.

Këto të fundit, Blushi i cilësoi si “katërkëndësh”, që sollën kapjen totale të shtetit.

“Kur Basha të takohet me presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99”, vijon Blushi, duke i bërë kështu thirrje për t’u takuar me Metën, në zyrën e këtij të fundit.

“Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë Bashën, për çdo sqarim apo paqartësi, në zyrën e tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë”.

Në përfundim, Blushi thekson faktin se, “nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy