
29 persona të dyshuar si të rekrutuar nga shteti islamik janë arrestuar në një operacion masiv në kryeqytetin turk Ankara. Operacioni ka nisur dje, teksa vazhdojnë kërkimet edhe për rreth 20 persona të tjerë, po të dyshuar si anëtarë të ISIS-it. Mes të arrestuarve ishin edhe shtetas të huaj, ndërsa gjatë operacionit morën pjesë rreth 500 policë dhe janë sekuestruar dokumente rreth planeve për sulme gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri.



