Disa pacientë tashmë kanë marrë plazmën e pacientëve të kuruar nga koronavirus, të cilët më pas zhvilluan antitrupa.
Kështu, eksperimentimi i terapisë plazmatike nisi në Poliklinikën e Pavias, pasi Protokolli ishte përgatitur nga Shërbimi i Mjekësisë Imunologjike të Hematologjisë dhe Transfuzionit të San Matteo, në bashkëpunim me strukturat e tjera të tilla si ATS e Mantua.
Dy të parët që dhuruan ishin mjekët e Pieve Porto Morone (Pavia), burrë e grua, rastet e para të infektimit nga Covid-19 në provincën e Pavias.



