Aktori Miran Ramadani rrëfehet për filmin “Dashuri me këste” të regjisorit Gerti Palali i cili ka mbrëmjen e sotme premierën, një komedi romantike me disa nga emrat më në zë të humorit si Zyliha Miloti apo Albano Bogdo.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se ftesa për të interpretuar në film nga regjisori ka qenë privilegj.
Më ka pëlqyer kasti, skenari, një komedi familjare dhe romantike.
Ka qenë një eksperiencë e bukur gjatë xhirimit të filmit në një fshat të Shkodrës.
Ka qenë shumë eksperiencë e mirë, pritja ka qenë shumë e mirë nga gjithë kasti.
Shpresoj që edhe publiku ta ndjejë energjinë.
I njohur në rrjetet sociale me emrin Don Zhugani, Ramadani rrëfen se regjisori shkëndijat e para profesionale, i ka pikasur në TikTok apo Instagram.
Unë jam autodidakt, nuk kam mbaruar as shkollë asgjë.
Kam aspirata që në një të ardhme të kontribuoj më shumë në fushën e kinematografisë.
Roli im është roli i Lalës, e luan një kosovar që gjatë luftës në Kosovë u shpërngul në Shkodër dhe mbeti atje.



