
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi Jani Tanushi, 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin Kujtim Luka, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.



